// E premte ORA 21:20

Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

0

0

5 Korrik 2012

Dënohet për krime lufte

Buletini 19

Gjatë muajit maj, Kolegji i Gjykatësve nga EULEX-i dhe gjykatës vendas, pas pleqërimit të lëndës dhe shikimit detaj të saj, shpallën fajtor, duke e dënuar me 14 vjet burgim dhe 500 euro gjobë, të pandehurin Zoran Koliqi.
Koliqi, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ishte i akuzuar për dy vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, të kryera në Burgun e Lipjanit, më 24 maj 1999, dhe një vepër të mbajtjes në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar, të armëve.
Policia e Kosovës e kishte arrestuar Zoran Koliqin, pasi Jakup Rexhepi, viktimë e rastit, ishte interesuar të siguronte informacione në lidhje me të. Në kohën e arrestimit, ai ishte punëtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Ai është duke qëndruar në paraburgim, që nga prilli i këtij viti.
Zoran Koliqi akuzohet se më datën 24 maj 1999, gjersa po transportoheshin të burgosurit shqiptarë nga burgu i Dubravës për në atë të Lipjanit, ka qëndruar tek hyrja dhe në kordonin e krijuar nga policia dhe punëtorë të Burgut të Lipjanit, ka marrë pjesë aktivisht në rrahjen dhe trajtimin çnjerëzor të Gani Morinës.
Gani Morina, ditën e 24 majit 1999, gjatë hyrjes në Burgun e Lipjanit, ishte goditur nga kordoni i krijuar nga policë e punëtorë të këtij burgu. Në këtë kordon, Koliqi kishte marrë pjesë aktivisht në rrahjen me armë, grushte e shqelma të Gani Morinës, i cili nga lëndimet e marra vdes të nesërmen.
Po me të njëjtën datë, 24 maj, Zoran Koliqi kishte marrë pjesë në rrahjen dhe trajtimin çnjerëzor të Jakup Rexhepit. Rexhepi teksa po kalonte në kordonin e krijuar në hyrje të Burgut të Lipjanit, ishte rrahur me grushte, shqelma e shkopinj gome, nga Zoran Koliqi dhe persona të tjerë, deri më tani të paidentifikuar.
Koliqi është akuzuar edhe për mbajtjen e një pistolete të tipit Zastava TT, dy karikatorëve dhe 37 plumbave, vepër të cilën Koliqi e kishte pranuar.
Për pikën një të aktakuzës, që ka të bëjë me viktimën Gani Morina, gjykata e shpalli fajtor Koliqin dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej 10 vitesh. Për pikën dy të aktakuzës, që ka të bëjë me viktimën Jakup Rexhepi, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 6 vjet burgim. Për pikën 3 të aktakuzës, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 500 euro. Gjykata dha një dënim unik për Zoran Koliqin, ashtu që i njëjti dënohet në kohëzgjatje prej 14 vjetësh në burg dhe 500 euro gjobë.
Palëve iu dha e drejta e ankesës në vendimin e gjykatës, ndërsa ankesë paralajmëruan të dy mbrojtësit e Koliqit.
Vendimin e saj, gjykata e arsyetoi me faktin se ka gjetur se nga shkresat dhe provat e lëndës, standardet penale janë kaluar, ashtu që ka tejkaluar dyshimin e bazuar. Vendimi i gjykatës është i bazuar në deklaratën e dëshmitarit kryesor dhe të dëmtuarit, Jakup Rexhepi, i cili në seancë të jashtëzakonshme kishte dëshmuar për veprimet e Zoran Koliqit. Po ashtu, Koliqin e kishin njohur edhe dy dëshmitarë të tjerë.

TË FUNDIT

 

Aksioni i Policisë: Zbulimi i Laboratorit të Marijuanës

Në pamjet në vijim mund të ndiqni aksionin e Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë për zbulimin të laboratorit të marijuanës në Pejë.  Xhirimet e aksionit që rezultoi me zbulimin e laboratorit të kultivimit të kanabisit nga fillimi deri në fund u shfaqën në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë”. Shpërndaje Cicëroje 1 Print […]

Hulumtim
 

Drejtësia për Fajde

Reportazhi sjell rrëfimin e Sofije Mehanës, e cila tregon për përvojat e saj në komunikimin me fajdexhinjtë si dhe për amanetet që i lanë dy djemtë pak orë para se të bënin vetëvrasje.

kontrolli i automjeteve
 

Dështimi i Shtetit në Kontrollin e Automjeteve

Emisioni i radhës “Drejtësia në Kosovë” solli hulumtimin ekskluziv i cili dëshmon se si kanë dështuar institucionet shtetërore që t`i vënë nën kontroll qendrat për kontrollimin teknik të automjeteve. Të gjeturat nga hulumtimi disa javor dëshmojnë për dështimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Tregtisë dhe Industrisë, të cilat për 12 vjet rresht nuk […]

 

Dyshime për Pallatin Shumëkatësh të Kryetarit të Komunës

“Drejtësia në Kosovë”, rikthehet në sezonin e ri me emisionin ekskluziv, i cili tregon se si kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, i është futur biznesit të ndërtimit të lartë. Të gjeturat nga hulumtimi i ekipit të “Drejtësia në Kosovë”, tregojnë për rrugën se si prona e një serbi përfundoi në pronësi të kryetarit […]

Vazhdon Largimi i Banorëve nga Banesat e Uzurpuara

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI