// E premte ORA 21:20

Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

0

0

5 Qershor 2013

Burg për shefin e Task Forcës Antikorrupsion në Prokurorinë Speciale

Buletini 30

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Pejës më 23 maj dënoi me 5 vjet burg ish-kreun e Task-Forcës Antikorrupsion dhe prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafin. Përveç kalimit të kësaj kohe prapa grilave, ai do të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh. Atij gjykata gjithashtu ia ka ndaluar për tre vjet ushtrimin e çfarëdo veprimtarie ose detyre zyrtare.

Mustafi u dënua nga gjykata në dy pika për shpërdorim detyre, ndërsa në pikën e tretë për armëmbajtje pa leje. Ai do të mbahet në paraburgim, derisa vendimi i gjykatës të bëhet i plotfuqishëm.

Bashkëpunëtorët e tij, vëllezërit Reshad e Xhelal Zherka, nga i njëjti trup gjykues u dënuan me nga katër vjet burg secili. Edhe vëllezërit Zherka do të paguajnë nga 10 mijë euro gjobë, përveç dënimit me burg.

Reshad e Xhelal Zherka akuzoheshin nga prokurori Cezary Michalczuk për ushtrim ndikimi dhe shtytje të shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Mirela Ndoci, shtetase e Shqipërisë, është dënuar me gjashtë muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë, pasi ka ndihmuar ish-prokurorin Mustafi në shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autorizimit, duke marrë një shumë të pacaktuar parashë nga të dyshuarit, siç pretendonte aktakuza.

Ndoci është e lirë të udhëtojë në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Avokatët e të dënuarve kanë paralajmëruar shfrytëzimin e së drejtës për ankesë.

Nazmi Mustafi sipas akuzës nëpërmjet vëllezërve Zherka i kishte kërkuar Pashk Mirashit, një likuidatori të Bankës Kreditore të Prishtinës, dega në Gjakovë, 50 mijë euro për të pushuar ndaj tij ndjekjen penale dhe arrestin shtëpiak.

Mustafi, bashkë me vëllezërit Zherka, gjithnjë sipas aktakuzës, kishin mbërritur që t’ia zhvasin Mirashit 30 mijë e 250 euro.

TË FUNDIT

Pa-drejtësi
 

Drejtësia në Veri

Këtë të premte në, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmeton hulumtimin se pse mbeti në letër marrëveshja e Brukselit për sistemin e drejtësisë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, nënshkruar nga dy kryeministrat.

Mohimi
 

E Drejta e Mohuar e Grave

“Drejtësia në Kosovë”, sonte transmeton emisionin i cili tregon për problemet me të cilat ballafaqohen gratë kosovare për të realizuar të drejtat pronësore.