Mitrovicë: Pamjet kur banorët e kapin hajnin në flagrancë

Në rubrikën “Policia”, kësaj radhe u transmetuan xhirimet ekskluzive të aksionit të Policisë së Kosovës në arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje.

Aksioni i Policisë është zhvilluar në Mitrovicë, ku pas ndërhyrjeve të njësiteve të policë i dyshuari arrestohet.

Njësitë policore siç shihet në xhirimet e transmetuara nga emisioni “Drejtësia në Kosovë”, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët intervenojnë dhe arrijnë që ta vënë në pranga të dyshuarin.

Aksioni zhvillohet në rajonin e Mitrovicës, ku sipas informatave që kishte pranuar Polica i dyshimti kishte hyrë në një shtëpi private me dhunë.

Siç shihet nga pamjet e filmuara i dyshuari pasi kishte arritur të hynte me dhunë në shtëpi, kishte marrë sasi të arit.