“Avullohen” Taksat Ujore

“Drejtësia në Kosovë”, këtë të premte ju sjell reportazhin për dështimin e Ministrisë së Ambientit për të mbledhur taksën ujore.

Hulumtimi sjell fakte se si miliona euro nuk janë paguar në buxhetin e shtetit për shkak të neglizhencës së Ministrisë së Ambientit.

Ministri Dardan Gashi i intervistuar për këtë çështje ka pranuar ekzistimin e problemin, i cili sipas tij do zgjidhet së shpejti.

Nga ana tjetër, kompanitë e ujësjellësve publikë kanë vendosur që publikisht të deklarojnë se nuk do t’u binden ligjeve të Republikës së Kosovës

Selatin Retkoceri, drejtor financiarë në K.U.R. Sh.A. “Prishtina”, tregon se ata kanë mundësi ta paguajnë taksën ujore, por nuk po e paguajnë në shenjë solidarizimi me ujësjellësit tjerë.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Departamentit të Ujërave në Ministrinë e Ambientit nuk kanë arritur të japin shpjegim për neglizhencën disavjeçare të këtij problemi.

Në fund të Emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia” ku mund të ndiqni pamje spektakolare të aksidenteve të komunikacionit.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në orën 22:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.