Djathtistët serbë protestojnë në Novi Sad. Foto: BIRN

Djathtistët Serbë Protestojnë Kundër Filmit të Kosovës

Dhjetëra aktivistë të ekstremit të djathtë në qytetin serb të Novi Sadit u përpoqën të ndalonin shfaqjen e një filmi për jetën në Kosovë, por policia i largoi ata nga ndërtesa pasi ata hynë me forcë.

Shfaqja e një filmi për jetën e përditshme në Kosovë shkaktoi protesta në qytetin verior të Novi Sadit të hënën në mbrëmje nga dhjetëra anëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë ‘Zavetnici’ dhe ‘Mlada Srpska Snaga’.

NDËRLIDHUR

Aktivistët djathtistë u mblodhën para zyrave të bashkëprodhuesit të filmit, Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës, NDNV, ku u mbajt shfaqja.

Protestuesit mbajtën një flamur me sloganin “Për armiqtë e vetes [serbët], dhuratat nga Shtëpia e Verdhë], së bashku me fotot e organeve njerëzore – një referencë për një shtëpi në afërsi të qytetit shqiptar të Burrelit, ku thuhej se serbët u morën për marrjen e organeve në vitin 1999 nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktivistët u përpoqën të hyjnë në zyrën e NDNV dhe të ndalojnë shfaqjen, duke mbajtur fotografitë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; disa prej tyre arritën të hyjnë brenda ndërtesës, por u shoqëruan me shpejtësi nga policia.

NDNV tha të dielën se kishte anuluar një shfaqje të planifikuar të filmit në kinemanë Arena në Novi Sad për shkak të rreziqeve të sigurisë dhe kishte vendosur ta shfaqte atë në zyrën e saj në qytet.

“Pas një sërë kërcënimesh dhe thirrjesh për linçim, drejtuar organizatorëve dhe audiencës përmes rrjeteve shoqërore të organizatave ekstremiste dhe profashiste dhe duke marrë parasysh faktin se në të njëjtën kohë ishin planifikuar ngjarje që përfshinin një numër të madh të të miturve në Kinema Arena, NDNV mori këtë vendim me vlerësimin se një nacionalizëm dhe dhunë mund të rrezikojnë sigurinë”, tha NDNV në një deklaratë.

NDNV akuzoi gjithashtu elementë brenda shtetit serb për mbështetjen e ekstremistëve të ekstremit të djathtë.

“Ekzistojnë prova të panumërta se organizatat ekstremiste që avokojnë dhunën si një metodë të luftës politike janë njësi të orkestruara të strukturave të caktuara shtetërore dhe para-shtetërore, qëllimi i të cilave është frikësimi i qytetarëve që mendojnë ndryshe, si dhe shtypja e të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhej në deklaratë.

Ajo shtoi se filmi është një histori e vërtetë për njerëzit e vërtetë që jetojnë në Kosovë tani – “plot kontradikta dhe pasione, në të cilët dëshpërimi dhe shpresa janë të ndërthurura në jetë së bashku”.

Producenti ekzekutiv i programit “Jeta në Kosovë” i BIRN, Faik Ispahiu, është bashkëprodhues i filmit si pjesë e një projekti bashkëpunimi mes BIRN Kosovës dhe NDVD.

13 Qershor 2017 - 10:29

Maja Zhivanoviq, BIRn 13/06/2017 - 10:29
NDËRVEPRIMI2

Djathtistët Serbë Protestojnë Kundër Filmit të Kosovës

by Kallxo
NA NDIQNI