Droga e konfiskuar para dy ditësh nga Policia - Foto: KALLXO.com

Djali i Ish-Kandidatit të AAK-së për Kryetar të Rahovecit Kapet me 100 Kg Drogë

KALLXO.com mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe djali i Islam Gashit, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe, ku janë zbuluar të fshehura mbi 100 kg marihuanë.

Lajmin për KALLXO.com se njëri nga 9 personat e arrestuar është djali i ish-kandidatit e ka konfirmuar vetë Islam Gashi.

“Po, djali im është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse është kapur me drogë. Nuk di më shumë detaje”, theksoi Gashi, i cili gjithashtu ka shtuar se më nuk është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kam qenë dikur mirëpo nuk jam më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shtoi Gashi.

Islam Gashi ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2009.

Në këtë aksion, Policia e Kosovës kapi mbi 300 Kilogramë drogë në një operacionin të zhvilluar para dy dite në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.

KALLXO.com raportoi edhe para dy dite për këtë aksion të Policisë.

http://kallxo.com/policia-kap-mbi-300-kilograme-droge/