Djali i Naim Tërnavës hap restaurant në ramazan

 Në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, familja e kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë me biznes të ri.

Haris Tërnava, djali i Naim Tërnavës ka njoftuar se ka hapur një restaurant në Prishtinë.

Ai nëpërmjet Facebook-ut tregoi se ky restaurant do të punëjë nga iftari deri në syfyr gjatë ditëve të Ramazanit.

 “Me lejoni qe fillimisht t’ju uroj te gjitheve muajin e Bekuar Ramazan. Njeherit dua t’ju njoftoj qe neser me daten 18.05.2018 e Xhuma, me ndihmen e Zotit te Madherishem, bejme hapjen e Restaurantit “Rajana”.Restoranti gjendet ne rrugen Shaban Polluzha (prapa teatrit), afer Xhamise “4 llulla. P.s. gjate muajit Ramazan, punohet nga iftari deri ne syfyr”,shkroi Tërnava në Facebook.