Ilustrim- Pallati i Rinisë - Foto: KALLXO.com (28 janar 2018)

Diskutimet për Ndotjen e Ajrit Tash e Dhjetë Vjet

Diskutimet lidhur me ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ kanë qenë të lidhura ngushtë edhe me analizat për zhvillimin ekonomik dhe koston mjedisore, në veçanti në ndotjen e ajrit.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, ka bërë përmbledhjen e këtyre diskutimeve në debate për më shumë se 10 vjet.

Ministrat e Mjedisit ndër vite në Kosovë kanë komentuar idenë e ndërtimit të termocentralit të ri, kontrata për të cilin u finalizua këtë vit, gati 13 vjet pas fillimit të projektit.

Ardian Gjini, ministër i Mjedisit në vitin 2007, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, kishte folur lidhur me koston ambientale të termocentralit të ri.

“Në aspektin mjedisor mendoj se Termocentrali C në afatgjatë, në momentin kur do të vihet në punë nëse e bëjmë një krahasim nëse marrim çështjet komparative vetëm sa do të ndikojë në përmirësimin e mjedisit, ose mund të ndikojë në përmirësimin e mjedisit”, kishte thënë Gjini.

Në anën tjetër, eksperti amerikan Dan Cayman, në vitin 2012 kishte prezantuar një raport që thotë se qymyri nuk është opsioni i vetëm dhe më i miri për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë.

“Kosova ka hidro-energji me bollëk, ka erëra të mjaftueshme, po ashtu edhe energji diellore veçanërisht në jug të vendit. Ne kemi parë mundësine e evoluimit të një strategjie më të shumëllojshme, që mund të fokusohet në jo vetëm një tekonologji”, kishte thënë Cayman.

Në pjesën e dytë të emisionit këtij emisioni u transmetuan gënjeshtrat kryesore të vitit 2017 të cilat u matën nga KRYPOMETRI, që është një verifikues faktesh i çertifikuar ndërkombëtarisht.

Në kuadër të rrenave të dokumentuara në këtë emision listohen Kryetarët e Komunave që nuk kanë mbajtur premtimin e tyre për emërimin e grave drejtoresha.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: