Diskutimet Për Demarkacionin - Nga “Dashuria” Tek Hartat

Komisioni për punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në takim komisionin shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi të kryesuar nga ish deputeti Shpejt Bulliqi.

Për rreth 4 orë, deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë dëgjuar raportin e komisionit të Bulliqit dhe i kanë bërë atij e anëtarëve tjerë të komisionit pyetje rreth cështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Pas 4 orë, deputetët anëtarë të komisionit për punë të jashtme vendosen që të mbledhen edhe njëherë më 15 janar të vitit të ardhshëm për të ia dërguar për shqyrtim në seancë të Kuvendit të Kosovës marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e ZI.

http://kallxo.com/komisioni-mblidhet-edhe-nje-per-demarkacionin/

Gjatë këtij diskutimi maratonik, anëtarët e komisionit shtetror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi prezantuarn raportin e ri me të gjeturat e tyre.

Sipas kryesuesit Bulliqi, komisioni i kaluar i ka tejkaluar kompetrencat e tij, pasi nuk kishte mandat të krijojë vijë të re kufitare.
Ai gjithashtu përsëriti se pjesën kontestuese të kufirit me Malin e Zi Kosova e ka kontrolluar efektivisht nga viti 1945 deri më 12 janar 2009. Ndërsa tha se komisioni është i gatshëm të ballafaqohet  me cfarëdo vendimi të institucioneve vendore.

“Ne si komision jemi të përgatitur për çdo gjë, qoftë për rinegociim, qoftë për arbitrazh. Nëse ju e votoni, atëherë ne përfundojmë punën”, tha Bulliqi.

http://kallxo.com/bulliqi-te-gatshem-per-rinegociim-ose-arbitrazh/

Ndërsa deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha kërkoj të dijë nëse mund të gjetët “një mes” nga dy raportet e dy komisioneve, ndërsa Bulliqi iu përgjgijë duke thënë se në lidhje me demarkacionin “s’mund të ketë dy të verteta, por vetëm një”

http://kallxo.com/bulliqi-smund-te-kete-dy-te-verteta-per-demarkacionin/

Ndërsa kur profesori i të drejtës ndërkombatarë e që është edhe anëtar i Komisionit, u pyet nga kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, se cilat janë gjasat për të fituar në arbitrazh, iu përgjgijë me një analogji interesante duke e krahasuar arbitrazhin me dashurinë.

“Kushti është që pajtohen dy palët për zgjidhje të rastit. Për rastin tanë, na po dëgjojmë që pala malazeze po thotë që ne e kemi kry punën tonë. Pra, nëse ne dojmë me shku në arbitrazh atëherë është kry veç 50% e punës por duhet edhe 50% tjetër. Pra, si në dashni, nëse na i thojmë dikujt që po na pëlqen, këtu veç 50% punës është kryer”, ka thënë Gruda.

Ndërsa shtoi se Gjykata e Arbitrazhit vendimet e saj i mbështet edhe në disa deklarata e që këtu hyjnë deklaratat e Presidentit, Kryeministrit e Ministrit të Jashtëm të cilët kanë që 5 vite që thonë se kjo marrëveshje është në rregull.

Ai gjithashtu e ka vlerësuar punën e komisonit të udhëhequr nga Murat Meha si jo profesional.

Sipas tij pala malazez kishte mandat për të përcaktuar vijë të re kufitare, ndërsa kosovarët kësaj i thënë përcaktim të vijës kufitare.

http://kallxo.com/gruda-ish-komisioni-beri-pune-joprofesionale/

E Florim Isufaj, anëtari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi përmendi një aksident të ndodhur në vitin 1981 në Qafë të Çakorrit, si fakt se Kosova kontrolloi atë territor.

Isufaj tha se me aksidentin e një autobusi në atë hapësirë atëherë u mor drejtësia e Kosovës, pa u përzier në ktë çështje autoritetet e Malit të Zi.

Isufaj tha se aksidenti ndodhi më shumë se katër kilometra, larg vijës kufitare të përcaktuar me marrëveshjen e vitit 2015.

http://kallxo.com/isufaj-me-nje-aksident-pretendon-se-kosova-humbi-territor/