Foto-ilustrim nga një protestë e gazetarëve në Prishtinë.

Diskutim për Sigurinë e Gazetarëve

Demokracia Plus sot mban tryezën e diskutimit për sigurinë e gazetarëve. Qëllimi i kësaj tryeze është Diskutimi mbi sigurinë e gazetarëve dhe hapave institucional që po ndërmerren në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave që kërcënojnë, apo sulmojnë gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre.

Pjesëmarrës në tryezë do të jetë ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, deputetë të Kuvendit të Kosovës, prokurorë, përfaqësues të institucioneve tjera publike, mediave dhe shoqërisë civile.