Foto-ilustrim

Disa Arrestime për Narkotikë në 24 Orët e Fundit

Në raportin 24 orësh të policisë është raportuar për disa raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në trup u janë gjetur 9 gramë substancë e dyshuar narkotike.

Edhe në Ferizaj policia ka arrestuar dy të dyshuar pasi që afër lokacionit ku ishin duke qëndruar, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë me peshë 8.70 gramë.

Arrestim të një personi për posedim marijuane ka pasur edhe në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, këto raste kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Të arrestuarve në Prishtinë e Gjakovë me urdhër të prokurorit u është caktuar ndalimi policor, ndërsa ai në Ferizaj është liruar me procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksionet e policisë kundër drogës.