Digjet Vetura Zyrtare e Këshilltarit të Kujtim Shalës

Është djegur vetura zyrtare e Muharrem Sahitit, këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala.

Rasti ka ndodhur në Gjilan pak pas mesnatës ndërsa Sahiti dhe Policia e Kosovës e kanë konfirmuar incidentin.

“Është e vërtetë që është djegë një veturë zyrtare. Nuk kemi më shumë informata dhe ende nuk ka të dyshimtë. Hetimet rajonale janë duke u marrë me rastin”, tha zëdhënësi i policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani për KALLXO.com.

Ndërsa Muharrem Sahiti, tha se vetura e tij e djegur pas mesnatës, kishte qenë e parkuar afër shtëpisë së tij në Gjilan.

Sahiti tha se ka pasur leje për ta përdorur veturën e tipit Xhip Nissna edhe në shtëpi, pas angazhimeve të shumta që ka në këtë kohë.

KALLXO.com ka siguruar një fotografi nga momenti i djegies së kësaj veture.

Vetura zyrtare e djegur mbrëmë në Gjilan
Vetura zyrtare e djegur mbrëmë në Gjilan

Djegia e veturave zyrtare është bërë dukuri kohëve të fundit në tërë Kosovën dhe Sahiti supozon se edhe vetura e tij ka pësuar si pjesë e kësaj vale të djegieve.

“Po besoj që është ky aksioni që po ndodhë gjithkund, në të gjithë vendin. Është metoda e njëjtë e djegies… Nuk po ndihem mirë sepse qenka vështirë me u djeg vetura, prona e shtetit. Nuk e di ku e kanë qitë rrethin këta njerëz”, tha Sahiti për KALLXO.com.

http://kallxo.com/hamdi-ibrahimi-djegia-e-vetures-sulm-ndaj-drejtesise/

http://kallxo.com/kater-vetura-zyrtare-ne-flake/