Foto: Ilustrim

Digjet Stalla e Bagëtive

Policia ka njoftuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një stallë të kafshëve në fshatin Pataqan i Poshtëm, në komunën e Rahovecit, janë djegur tri lopë.

Në raportin ditor të policisë, thuhet se orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrethana të panjohura ka shpërthyer një zjarr dhe është djegur një stallë së bashku me tri lopë.

Në vendin e ngjarjes sipas raportit, kanë dalë njësitet e policisë, së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë fikur zjarrin.