Arkiva | Foto: KALLXO.com

Digjet Një Banesë në Istog

Një objekt banesor në rrugën “Bajram Gashi” në Istog është përfshirë nga zjarri dje rreth orës 08:00.

Në raportin e policisë thuhet në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatës dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet dhe vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri ende nuk dihen.