Hotel "Kalaja" i kapluar nga zjarri - Foto: KALLXO.com

Digjet Hoteli ‘Kalaja’

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se sot në mëngjes kanë marrë informacion për zjarrin që kishte kapluar hotelin “Kalaja” në Vushtrri.

Ai tha se askush nuk është lënduar në këtë rast.

Ekipet përkatëse, sipas tij, janë duke kryer hetimet për të kuptuar shkakun e zjarrit.

Rasti nga Policia po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Disa fotografi të dërguara në KALLXO.com tregojnë hotelin të mbuluar nga flaka dhe tymi.