‘Diasporës duhet t’i vlerësohet truri e jo vetëm xhepi’

Diaspora shqiptare në botë po kërkon që t’i vlerësohet roli institucional nëpër vendet e origjinës më shumë se sa të shihen vetëm si ndihmë financiare.

Kështu tha Mark Kosmo, një ekomonist shqiptar në Boston të SHBA-së që i është bashkuar organizatës ‘Germin’ që merret me diasporën shqiptare.

“Unë mendoj është një rast i veçantë për tu angazhuar. Germini më kakëruar që të jem anëtar i bordit dhe kam parë që diaspora ka vlerë,me trurin shqiptar në diasporë jo xhepi i diasporës”, tha Kosmo.

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Kosmo që vjen nga Shqipëria tha se ky vend është më larg se Kosova sa i përket angazhimit për diasporën.

“Shqipëria ëshë shumë më prapra se Kosova sa i përket diasporës, në anën institucionale janë shumë më të angazhuar.Diaspora nuk është vetëm për një ministri, për mua duhet të jetë një këshill dhe të ketë si këshillitar për Kryeminstrin për diasporën”, tha Kosmo.

Për këtë temë në debat flasin: Hilmi Gashi, aktivist në Bern, Shpresa Loshaj- Zyrtare në qeverinë kanadeze, Lulzim Syla, ekspert i energjisë në Koln, Liza Gashi, udhëheqëse e organizatës Germin dhe Brikena Muharremi, Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Britani.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

17 Maj 2018 - 21:18

Doruntina Baliu 17/05/2018 - 21:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend