Komisioni për Stabilizim-Asociim | Foto: KALLXO.com

Dialogu dhe Temat Ekonomike Diskutohen në Strasburg

Komisioni Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë gjatë takimit në Strasburg më 23 e 24 nëntor do të diskutojë rreth dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, por edhe në lidhje me tema ekonomike.

Temat për të cilat do të diskutohet në këtë takim i përmendi deputeti Xhavit Haliti pas mbledhjes që me dyer të mbyllura e zhvilloi Komisioni Parlamentar për Stabilizim-Asociim.

Haliti deklaroi se lista e temave për të cilat do të diskutohet në takimin e Strasburgut do të bëhet publike më vonë kur delegacionet e Kosovës dhe BE-së të dakordohen për to.

“Ne agjendën e kemi të detyrueshme me i bo bashkë, disa tema nga ata, disa nga ne dhe në momentin që do të miratohet nga byroja ne do ta bëjmë publike,” tha Haliti duke folur për temat që do të diskutohen.

Haliti tha se në takimin e Strasburgut lidhur me këto çështje do të diskutojnë komisioni i përbashkët i përbërë nga 13 deputetë kosovarë dhe 13 deputetë të Parlamentit Evropian.

Deputeti Haliti tha se zbatueshmëria e marrëveshjeve të arritura në Bruksel është një çështje që do diskutim.

Mbledhjen themeluese Komisioni për Stabilizim-Asociim e mbajti në muajin prill.

http://kallxo.com/stabilizim-asociimi-bashkon-poziten-dhe-opoziten/