Dhuratat e Vitit të Ri Shpërndahen më 30 Janar

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” i ka ndarë dhuratat e vitit të ri (2017) me një muaj vonesë.

Kjo kompani ka arritur të finalizojë tenderin për “Dhurata të Vitit të Ri 2017” në fund të muajit janar. E shpërndarja e dhuratave është bërë më 30 janar.

KALLXO.com ka gjetur se Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Bifurkacioni” Sh.A ka nënshkruar kontratë me kompaninë Viva Fresh Sh.P.K për blerjen e 204 dhuratave për festën e Vitit të Ri 2017.

Inicimi i këtij tenderi ishte bërë me datën 21 dhjetor të vitit 2016.

Vlera  e nënshkruar e kontratës është  2 mijë e 95  euro dhe me kohëzgjatje prej 5 ditësh nga momenti i nënshkrimit.

Zyra e prokurimit të kësaj ndërmarrjeje thotë se dhuratat janë blerë për punëtorët.

“Janë blerë gjithsej 204 copë (dhurata)”, thuhet në përgjigjen e zyrës së prokurimit.

Në bazë të vlerës së nënshkruar të kontratës dhe numrit të dhuratave i bie se një dhuratë kushtoi 10.27 euro.

Në përgjigjen për KALLXO.com, Zyra e Prokurimit të Kompanisë “Bifurkacioni” thotë se dhuratat u shpërndanë sipas afatit.

“Dhuratat u janë shpërndarë punëtorëve me datën 30.01.2017,” thuhet në përgjigjen e “Bifurkacionit”.

Zyra prokurimit thotë se fituesi i tenderit është ftuar me kohë dhe kontrata është nënshkruar me 27 janar 2017 kur edhe ka ardhur fituesi i tenderit.

Kjo shpërndarje e vonshme e dhuratave për Vitin e Ri është e pazakonshme. Ndërmarrjet dhe institucionet tjera shpërndarjen e dhuratave e kanë bërë në fund të muajit dhjetor.

Por vitin e kaluar edhe Komuna e Hanit të Elezit ishte vonuar në shpërndarjen e kalendarëve të vitit 2016, të cilën gjë e kishte bërë në mars, dy muaj pasi kishte nisur viti.

http://kallxo.com/989-euro-per-kalendaret-e-vonuar-te-hanit-te-elezit/

Dhurata për vitin e ri, për punëtorët e saj po edhe për familje me kushte të rënda ekonomike kishte blerë edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” në Gjakovë,

http://kallxo.com/deri-100-euro-pakot-e-dhuratave-te-radoniqit/

Për stafin e saj ishte kujdesur edhe Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Mitrovica” e cila kishte shpenzuar 2 mijë e 700 euro për dhurata të Vitit të Ri.

http://kallxo.com/ujesjellesi-mitrovices-con-2700-euro-ne-dhurata/