Dhurata Hoxha: Qytetarët e Kosovës do të Lëvizin të Lirë Brenda 2018-ës

Pas plotësimit të njërit nga kriteret të fundit për liberalizmin e vizave që ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha deklaroi se edhe kriteri tjetër luftimi i korrupsionit, sipas vlerësimeve të kësaj ministrie ka shënuar progres .

“Vlerësimi jonë është se për qëllim të liberalizimit të vizave kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka shënuar progres të mjaftueshëm, por presim edhe vlerësimin final nga institucionet e BE-së”, tha Hoxha.

Hoxha tha se synimi është që gjatë këtij viti të përfundohen proceduarat për liberalizmim, sipas saj këto procedura mund të zgjasin deri në 6 muaj.

“Ne jemi shumë optimistë që në kuadër të këtyre proceduarve edhe duke u bazuar në procedura që kanë marrë përafërsisht të njëjtën kohë, ne jemi optimistë që qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë brenda viti 2018”, tha ministrja Hoxha.

Ajo deklaroi se tani do të ketë edhe më shumë fushata sensibilizuese për liberalizimin e vizave, që nuk nënkupton banim, nuk nënkupton studim, e as punësim në vendet e BE-së.

Hoxha shtoi se duhet pasur kujdes dhe qytetarët e Kosovës të kuptojnë qartë çka nënkupton liberalizimi i vizave, sepse në disa vende që kanë keqpërdorur liberalizimin është marrë vendimi i suspendimit, andaj nëse keqpërdoret lëvizja e lirë e qytetarëve ky vendim mund të vijë edhe më shpejt sesa vendimi i liberalizimit./21Media