Dhurata Hoxha në konferencën përmbyllëse | Foto: Ministria e Drejtësisë

Dhurata Hoxha-5 Minuta Fjalë për 5 Muaj Punë

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha e ka përmbyllur punën e saj 5 mujore si ministre me një konferencë për më pak se 5 minuta.

Ajo madje nuk ka pranuar as pyetje nga gazetarët që ishin të pranishëm në konferencën përmbyllëse të kësaj ministrie.

Ministrja Hoxha ka falënderuar mediat për bashkëpunimin që i kanë ofruar asaj dhe ministrisë.

“Gjatë periudhës sime 5 mujore i kemi hartuar dhe proceduar 11 projektligje dhe 8 prej tyre tashmë janë miratuar, 3 strategji dhe 7 akte nënligjore. Për hartimin e të gjitha këtyre ligjeve jemi konsultuar për shumë partnerë. Jemi mundu që t’i marrim parasysh edhe rekomandimet e shoqërisë civile dhe disa përfaqësuesve të medieve,” tha ministrja Hoxha.

Ajo foli edhe për vështirësitë që i ka pasur kjo ministri gjatë periudhës sa është udhëhequr nga ajo.

“Vështirësitë më të mëdha i kemi pasur në gjetjen e balancës në mes të dinamikës dhe punës së zhvillimit të vendit tonë dhe nevojës që sektori i sundimit të ligjit të fuqizohet me infrastrukturën ligjore, pra për t’i balancuar këto nevoja që janë aq të mëdha,” tha në mes tjerash Hoxha.

Sipas saj sundimi i ligjit është prioritet i saj, e ky prioritet do të mbetet edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Ministrja Hoxha është kritikuar shumë kohëve të fundit në lidhje me vdekjen e aktivistit të “Vetëvendosjes”, Astrit Dehari. Madje i është kërkuar edhe dorëheqja.

http://kallxo.com/peticioni-per-astrit-deharin-dorezohet-ne-kuvend/

Dhurata Hoxha gjithashtu ka anuluar disa herë pjesëmarrjen në komisionet parlamentare, ku ka qenë e ftuar.

http://kallxo.com/dhurata-hoxha-nuk-raporton-para-deputeteve/

http://kallxo.com/ministrja-nuk-shkon-ne-diskutimin-kunder-korrupsionit/