FOTO ILUSTRIM

Dhunë Familjare në Prishtinë dhe Mitrovicë

Një burrë dhe një grua kanë pësuar në dy raste të ndara të dhunës familjare në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Prishtina pasi gruaja e tij ka raportuar që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme.

Sipas raportit ditor, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Ndërkaq pas intervistës të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Gjatë ditës së djeshme, po ashtu është regjistruar një rast i dhunës familjare në Mitrovicë

Është arrestuar një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht një burrë tjetër pas një mosmarrëveshje.

Edhe në këtë rast të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës në familje. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.