Dhoma e Veçantë e Supremes: Ligji i Trepçës, Antikushtetues

Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta vlerësojë edhe një herë Ligjin për Trepçën duke pretenduar se ky ligj është anti- kushtetues.

Kërkesa ka ardhur nga gjykatësi i cili është duke e trajtuar padinë e debitorëve të Trepçës. Siç shkruhet në njoftimin për shtyp të Dhomës së Veçantë gjykatësi i EULEX ka arritur në përfundim se ligji është antikushtetues. Në arsyet për këtë gjykatësi ka përmendur faktin se Ligji e Shpronëson Trepçën pa asnjë kompensim i cili më pas mund të përdorej për kompensimin e kredimarrësit. Si arsye përmendet edhe fakti se shpronësimi kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim.

Para dy dite, Presidenti i vendit nënshkroi Ligjin për Trepçën i cili e bart këtë ndërmarrje në pronësi të Qeverisë së Kosovës dhe punëtorëve të saj. Vendimi i presidentit erdhi pasi gjykata kushtetuese vlerësoi se ky ligj është miratuar në përputhje me Kushtetutën.