Foto |REL/Reuters

Dhjetëra të Vdekur nga Zjarri në Baku

Njëzetedy njerëz kanë vdekur nga zjarri në një qendër të rehabilitimit nga droga në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se tre persona janë shtruar në spital.

Shkaku definitiv i zjarrit nuk dihet ende, edhe pse një deklaratë zyrtare e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e asaj të Brendshme thotë se dyshimet bien mbi rrjetin e energjisë elektrike.

Ministria e Emergjencave tha se zjarri është shuar dhe se detaje të tjera do të jepen më vonë.

Zyrtarë të lartë të shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.