Foto: RTV 21

Dhjetëra të lënduar pasi një tërmet godet Turqinë

Zyrtarët në Turqi kanë njoftuar se dhjetëra persona janë lënduar, pasi një tërmet ka goditur pjesën juglindore të vendit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Samsat, në provincën Adiyaman. Shërbimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka qenë 5.2 shkallë të Rihterit dhe ka qenë në thellësi prej 10 kilometrash.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka thënë se 35 persona janë duke marrë tretmanin e duhur, pas lëndimeve që kanë pësuar, ka njoftuar agjencia e lajmeve turke, Anadolu.

Sipas qendrës turke për monitorimin e dridhjeve të tokës, pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe 13 dridhje të tjera të tokës.