Blerim Peci | Foto: RTV 21

Dhimbje për Njeriun që na Dha Buzëqeshje

Edhe Ramush Haradinajn e Kadri Veselin i preku sot vdekja e aktorit dhe komedianit Blerim Peci.

Haradinaj tha se vdekja e Blerimit tregon sa e brishtë është jeta.

“Ikja e hershme e Blerimit, komedianit simpatik, dëshmon se sa e brishtë është jeta, ndonëse ai tërë jetën e tij e kishte përballuar dhe sfiduar përmes humorit të hollë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndërsa Kadri Veseli tha se artisti na dha shumë buzëqeshje.

“Na dhuroi shumë buzëqeshje me komedinë e tij autentike. Sot, zemrat tona ndjejnë dhimbje për ndarjen e tij kaq të hershme prej nesh”, shkroi Veseli në Facebook.

Për vdekjen e Blerim Pecit ngushëlloi sot edhe Presidenti Hashim Thaçi.

http://kallxo.com/thaci-kosoves-ti-mungoje-humori-blerimit/

Blerim Peci që kohëve të fundit ishte i angazhuar në emisionin humoristik “Vikendi” vdiq në mëngjesin e sotëm.

http://kallxo.com/vdiq-komediani-kosovar/