“Dhandrri i Kosovës” Pajton Gjaqet

Mospajtimet në mes të Ministrit të Shëndetësisë  Alush Gashi dhe sekretarit permanent të kësaj ministrie, Ilir Tolaj ia ka mësyer t’i zgjidhë “Dhandrri i Kosovës”.

Duke marrë shembull Anton Çettën , “Dhandrri i Kosovës” mendon se problemet në shëndetësi nuk mund të zgjidhen pa u zgjidhur problemet brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Me thirrje të dëshpëruara : ‘Alush’, ‘Alush’, dhandrri kërkon vëmendjen e ministrit për të kryer aktin e tij patriotik.

Pas shumë insistimeve ai arrin të sigurojë takim me Ilir Tolajn, i cili shprehet i gatshëm që të shtrijë dorën e pajtimit ndaj ministrit.

Ndiqni përpjekjet e “Dhandrrit të Kosovës” dhe Ilir Tolajt për të siguruar takim me ministrin e hidhëruar.