Pazari i Dhandrrit me Shoqërinë Civile

“Dhandrri i Kosovës” ka vizituar tregjet kosovare në kërkim të një produkti që është menduar si i zhdukur, shoqëria civile.

NDËRLIDHUR

Pas punësimeve të shumta të antarëve të shoqërisë civile në qeveri “Dhandrri i Kosovës” tenton ta shtoj numrin e antarëve duke u ofruar shitësve në tregun e Prishtinës punë në shoqërinë civile.

Në një Pazar të Kosovës, Dhandrri është i determinuar për të gjetur të paktën një sasi të vogël të shoqërisë civile qofshin ata gazetarë, artistë, analistë etj…

Ai madje ka vënë para në dizpozicion për ti blerë ata të rrallë që i gjen.

Pas kërkimeve të shumta ai gjen vetëm disa emra që i’a tregojnë tregtarët.

Naim Abazi, Genta Ismajli e Nora Istrefi janë disa nga emrat e propozuar  që buxheti i “Dhandrrit” nuk i mbërrin dot.

30 Dhjetor 2016 - 19:50

Doruntina Baliu 30/12/2016 - 19:50
NDËRVEPRIMI0