Dezinsektim në zonë urbane - Foto: Ilustrim

Dezinsektimi, Ja Cilat Lagje Duhet t’i Mbajnë Dritaret Mbyllur

Kjo ditë sipas Komunës është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

19.06.2017 – Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

20.06.2017 – Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.

21.06.2017 – Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja NIC dhe Kazerma Adem Jashari.

22.06.2017 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.

23.06.2017 – Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.

24.06.2017 – Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh.

Komuna e Prishtinës lut të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm.

“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu, apelohet te shoqatat e bletarëve  për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /21Media