Dështon zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Komplekset Memoriale

Pas votimit të fshehtë, ku 92 deputetë kishin marrë pjesë në votim, dështoi zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, ngase asnjëri nga dy kandidatët në garë nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.

Arbër Hadri dhe Driton Mulaj ishin në garë për drejtorin e kësaj agjencie, por asnjëri nuk arriti ta marrë këtë pozitë.

Hadri mori 23 vota, ndërsa Mulaj 42 vota. Nga 92 deputetë sa votuan, 27 vota ishin të pavlefshme, rrjedhimisht asnjëri kandidat nuk mori votat e nevojshme.

“Asnjëri kandidat nuk ka marrë votat e nevojshme, përsëritet konkursi”, tha kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.

Tash janë duke u numëruar votat për zgjedhjen e tre anëtarëve të KMP-së.