Dështon Seanca për Rrahjen e Deputetëve

Seanca gjyqësore e caktuar për sot për rastin e rrahjes së deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes nuk është mbajtur.

Arsye për dështimin e seancës ishte mungesa e deputetit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tash kryetar i kësaj partie, si një nga të implikuarit në këtë përleshje.

Në seancë mungoi edhe ish deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i cili nuk gjendet në Kosovë ndërsa gjykata ka vendosur që lënda për të të veçohet nga aktakuza.

Ky rast gjyqësor ka të bëjë me rrahjen e deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së në vitin 2012 në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në këtë përleshje ishin përfshirë deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e Visar Ymeri, dhe ai i PDK-së, Bekim Haxhiu. 

rexhep selimi

KALLXO.com kishte raportuar muajin e kaluar se ky rast mund të parashkruhet pa pasur një epilog për shkak të parashkrimit absolut, të paraparë sipas Kodit Penal të Kosovës.

http://kallxo.com/rrahjes-se-deputeteve-po-i-kalon-afati/

Merren në Pyetje Deputetet që u Rrahën

[interaction id=”56b88e460a2728b814291f9b”]