Policia e Kosovës në një operacion të mëhershëm - Foto: KALLXO.com

Dëshmitari: I Besoj Veç Gjykimit të Allahut

Berisha tha se “nuk ka ligj tjetër përpos Allahut që mund ta gjykojë”, edhe pse në gjykatë iu shpjegua që ai është dëshmitar, e jo i akuzuar.

Berisha refuzoi kategorikisht dëshminë. Tha se më parë pranon plumb në ballë sesa të dëshmojë në këtë gjyq.

Ai tha se është sjellë me dhunë në gjykatë, ndërsa asgjë nuk mund ta detyrojë të dëshmojë.

Pas këtyre fjalëve, Nexhdet Berishës iu caktua paraburgimi prej një muaji dhe u dënua me 200 euro gjobë.

11:17

Fehmi Musa i akuzuari në rastin “Badovci” po dëshmon në një gjykim tjetër që lidhet me terrorizmin.

Musa është dëshmitar në gjykimin ku Musa Ademi akuzohet për rekrutim në terrorizëm.

Seanca e këtij gjykimi po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me masa të shtuara të sigurisë.

Dëshmitari Fehmi Musa në gjykimin për tentim-leximin e një deklarate mbështetëse për ISIS-in te liqeni i Badovcit ku akuzohen 6 persona, ngarkohet për ndihmë në kryerjen e kësaj vepreje penale.

http://kallxo.com/mbyllja-e-seances-ne-rastin-badovci/

Familjarë të Musës, kur ai u arrestua vitin e kaluar, thanë se ia ishte vetëm taksist dhe nuk kishte lidhje me të akuzuarit për tentim-shfaqje besnikërie ndaj ISIS-it.

Po në Gjykatën Themelore të Ferizajt për rekrutim në terrorizëm në një proces tjetër po akuzohet imami i xhamisë “El-Kudus” në Gjilan Zeqirja Qazimi.

http://kallxo.com/zeqirja-qazimi-flet-per-lavdrim-muhaxherin-e-ridvan-aqifin/