Deshmitarët e Terrorizmit

Dëshmitari sjell rrëfimin për mënyrën se si arriti t’i zbulojë planet e pesë të arrestuarve dhe si u njoftua policia për prezencën e personave të dyshimtë në afërsi të liqenit.

 Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell rrëfimin ekskluziv të rojtarit të liqenit të Badovcit i cili zbuloi planet e adhuruesve të ISIS-it në Kosovë për të filmuar video propagandistike në këtë liqe.

Dëshmitari sjell rrëfimin për mënyrën se si arriti t’i zbulojë planet e pesë të arrestuarve dhe si u njoftua policia për prezencën e personave të dyshimtë në afërsi të liqenit.

Në rrëfimin për “Drejtësia në Kosovë”, dëshmitari ka folur edhe për presionet që atij dhe familjes së tij i janë bërë për të ndryshuar deklaratat dhe frikën e tij se diçka e keqe mund t’i ndodhë pas dëshmisë së tij kundër grupit të dyshuar.

Dëshmitari ka folur edhe për takimet e familjareve të tij me të deleguarit e të dyshuarve për terrorizëm të cilët po mbahen në burg për rastin e Badovcit.

Në intervista të tjera negociatorët dhe personat të cilët takuan familjen e dëshmitarit flasin për rolin dhe qëllimin e takimeve.

Në pjesën e dytë të emisionit Drejtësia në Kosovë sjell reportazhin për gratë kosovare të cilat presin me dekada për të realizuar të drejtën e tyre të trashëgimisë.