Mbledhja e komisionit | Foto: KALLXO.com

Deputetja i Paguan Energji Operatorit Ilegal

Deputetja e Listës Serbe Miljana Nikoliq në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ku u diskutua rreth faturimit të rrymës qytetarëve tjerë të Kosovës për veriun, tha se në veri paguhet rryma.

“Në veri të vendit në katër komunat ndërmarrjet publike, institucionet, ndërmarrjet private dhe një pjesë e qytetarëve e paguajnë energjinë elektrike. Elektrokosovës nga e cila edhe e marrim rrymën”, tha deputetja.

Ajo tha se furnizimi me energji në atë pjesë bëhet nga “Elekroekonomia” e Serbisë EPS dhe ajo për edhe qytetarët tjerë marrin fatura nga ky operator ilegal.

“Veriu i Kosovës mori fatura nga Elekrokosmeti dhe unë si qytetare kam marrë fatura nga Elektrokosmeti”, tha deputetja.

Ajo konstatoi se është kundër që qytetarët tjerë të Kosovës të paguajnë rrymën që sipas saj nuk u shkon qytetarëve në veri.

Ajo shtroi pyetjen se pse që katër herë ndërmarrjet e planifikuara me marrëveshjen e vitit 2013 për energji për faturim të energjisë në veri nuk po regjistrohen.

Deputetja Nikoliq tha se në faturat e kEDS-it duhet të shkruhet se qytetarët tjerë paguajnë për veriun dhe nëse kjo nuk shkruhet duhet të kërkohet përgjigja prej KEDS-it.