Deputetja e PDK-së: Pse Flamuri po Vendoset nëpër Terr?

Rreth përpjekjeve që aktualisht janë duke u bërë për ta zëvendësuar flamurin kombëtar shqiptar me atë shtetëror të Kosovës te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.

Deputetja Musliu ka pyetur se pse flamuri i Kosovës po vendoset nëpër terr.

“Nga kush po frikësoheni?”, ka pyetur ajo, duke shtuar: “Kemi apo nuk kemi Shtet?”.

Këto komente deputetja i ka bërë në profilin e saj pas njoftimit për përpjekjet për zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror të Kosovës.

Siç raportoi KALLXO.com, punëtorët e ngarkuar me zëvendësimin e flamurit po hasin në pengesa për shkak se në shtizë nuk ka rrymë.

http://kallxo.com/vonohet-zevendesimi-flamurit-kombetar-ate-te-kosoves/

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe ekipet e KEDS-it dhe zjarrfikësit.

Ndërsa, nënkryetari i Komunësë së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se flamuri kombëtar nuk zëvendësohet as në shtizë as në zemrat e të gjithë shqiptarëve.