Deputeti i LDK-së: Po Ndihem Inferior, Kuvendi si Simpozium Shkencor

Në debatin për ndotjen alarmante që po zhvillohet në Kuvend, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se deputetëve të kuvendit duhet t’ua kenë zili ekspertët ndërkombëtarë të ambientit për ‘ekspertizat e tyre këto ditë dhe se ai po ndihet inferior për këtë temë.

“Në fakt po të dëgjohen me kujdes të gjithë deputetët, prej dje e deri sot, besomni që am tepër po më asocon si me qenë këtu ndonjë simpozium shkencor, se sa në fakt si një institucion përfaqësues politik. Unë prej dje fillova me u ndi inferior për kaq shumë ekspertë, nuk e kam ditë që kaq shumë ekspertë te ambientit ka kuvendi. Jam i sigurte që kanë me na e pasë zili edhe forumet ndërkombëtare të nivelit global kur diskutojnë për ngrohjen globale dhe ambientin”, tha Selmanaj.

Ai tha se ka konsultuar ekspertët e vërtetë për ambient dhe se ata i kanë thënë që duhet të ndërrojnë kushtet atmosferike që të përmirësohet ajri, por meqë ajri ka filluar të pastrohet dje e sot pa rënë shi, ai tha se “këtu ka gisht faktori njeri”.

“Njerëzit që marrin vesh në këtë fushë po me thonë kështu, duhet të bie borë, shi, në mënyrë që të së paku të filloj pastrimi i ajrit. Të ne as borë, as shi, me frymë krejtësisht minimale, ajri po fillon të pastrohet. Madje me këtë ritëm ne do ta kalojmë edhe Oslon dhe vendet tjera ku niveli është katër ose pesë”, tha ai.

Tutje Selmanaj tha se tek ky konstatim ka ardhur meqë dyshon që dikush po i ndalë filtrat ngase ata harxhojnë shumë rrymë.

“Mos dikush atje në termocentralet tona po i ndal qëllimshëm filtrat që të mos funksionojnë. Këtu ka vend edhe për hetuesinë që të shkon, sepse mora disa informata sepse për të operu ato filtra duhet sasi e madhe e energjisë, harxhojnë shumë, konsumojnë energji shumë dhe dikush me qëllim i ndalë. Sikur sot dhe dje i lëshuan ato dhe tash ajri filloj, ose them kemi një ajër që duhet të na marrin lakmi tjerët, thuajse kjo temaikë humbi relevancën pse duhet diskutuar sot”, tha ai.