Kuvendi i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Deputeti i VV-së: Kur t’na i Tërheqin Veshtë 'Miqtë e Fortë' Bëhemi si Pulat

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për ndotjen alarmante të ajrit, deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi kritikoi institucionet që nuk i kanë marrë seriozisht vërejtjet e Avokatit të Popullit për ndotjen e ajrit dhe tha se “shyqyr që e kemi Ambasadën amerikane, e kur t’na e tërheq vërejtjen bëhemi si pula”.

“Vitin e kaluar në tetor-dhjetor ky pragu i alarmit që po përmendet sot ka qenë 430, ma i lartë se këtë vit, mirëpo shyqyr që na ka ardhë Ambasada Amerikane e i kemi miqtë e fortë  e kur t’na i tërheqin veshtë ata bëhemi si pulat e i marrim të gjitha gjërat seriozisht”, tha ai.

“Unë jam shumë i lumtur që e kemi atë ambasadë këtu edhe din me na e tërheq vërejtjen, mandej ngritin të gjithë, me Kryetar i Kuvendit, me Kryetar i Qeverisë, me ministra, sepse Zoti u ka tërheq vërejtjen, e shyqyr që Zoti na u ka ofru qikaq shumë, përndryshe kishim me maru krejt”, tha Kurteshi.

Kurteshi tha se krejt kjo që po ndodhë me alarmimin për ajrin e papastër nuk është e rastësishme, ngase është tërheq vërejtja për këtë  çështje nga Avokati i Popullit të paktën që 7 vite.

“Këtu i kam të gjitha raportet e Avokatit të Popullit që nga viti 2010, hapeni secilin prej tyre edhe lexoni, këqyrni çka është thanë në këto raporte për gjendjen alarmante”, tha ai.