Vazhdon mosmarrëveshja greko-maqedonase rreth emrit të Maqedonisë - Foto: Rtv21

Deputeti Grek Reagon Ashpër për Emrin e Maqedonisë

Jovo Kumucakos ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.

Deputeti i opozitës greke, Jovo Kumucakos, i cili është i angazhuar për politikën e jashtme në partinë “Demokracia e re”, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, në lidhje me bisedimet për emrin e Maqedonisë.

Kotzias para dy ditëve në New York u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin ka biseduar edhe për emrin e Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë greke në takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi Methew Nimetz, tha se pas zgjedhjeve ekziston hapësirë për diskutim për çështjen e emrit, nëse largohet irredentizmi./21Media