Deputeti aktor: Pa kulturë në Raportin e Progresit

Në seancën e jashtëzakonshme për raportin e progresit, deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, tha se në këtë raport nuk flitet për art e kulturë.

“Si duket për këtë qeveri, arti dhe kultura janë cikërrime që nuk duhet të merret njeriu fare. A e dinë këtë njerëz që krijuesi individual është shkrimtari, piktori.. ndërsa krijues kolektiv teatri, opera ..”, tha ai.

Ai tha që raporti nuk ja vlen të shfletohet fare ngase në të ka shumë pak hapësirë arti e kultura. Shtoi se flitet vetëm për trashëgiminë kulturore, edhe atë e quajti pak.

“Ma e mira kish qenë që këtë raport ta marrim dhe ta hedhim poshtë, mos ta pranojmë mos ta votojmë sepse është raport i përpiluar keq, amatoresk, por e keqja është që është pasqyrë e të gjitha ngjarjeve e vendimeve të vitit 2017”, tha ai.