Foto: Facebook

Deputeti i AAK-së Për Vetëvendosjen: Patriotizmin e Ka të Rrejshëm

Deputeti i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbim Demaliaj ka shkruar kundër Vetëvendosjes pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Që nga sonte qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës duhet ta dini se Lëvizja Vetëvendosje , Patriotizmin e ka të RREJSHËM lidhur me Temat që janë serioze..!!! Sepse për LDK – në dihet se nuk janë për vendime të mëdha..!!!”, ka shkruar Demaliaj.