Kryetari i Kuvendit të shpërndarë të Kosovës, Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Deputetëve u Ndalen Mbushjet Telefonike

Në këtë takim, sipas deputetes Aida Dërguti, janë diskutuar edhe çështje të tjera administrative.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se legjislatura e fundit e ka kryer punën më mirë se secila legjislaturë tjetër.

“Një opozitë e paktë në numër por që ka kryer punë të madhe, ka ndalur edhe dy vendime kapitale (Asociacioni e Demarkacioni) dhe po kjo opozitë e ka çu këtë Qeveri në shtëpi”, theksoi Aida Dërguti.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të shpërndarë, Kadri Veseli, tha se kjo legjislaturë është përballur me momente të vështira. “Por, më e rëndësishme është që kemi arritur ta ruajmë demokracinë”, theksoi ai.

Veseli tha se do të dëshironte që në Parlament të shihte më shumë gra e të rinj, më shumë deputetë që kanë më shumë përgjegjësi.

Ndryshe, më 10 maj, presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit.

http://kallxo.com/presidenti-shperben-kuvendin/

Zgjedhjet për legjislaturën e ardhshme do të mbahen më 11 qershor.

http://kallxo.com/presidenti-zgjedhjet-11-qershor/