Ndërtesa në Hagë ku do të vendoset Gjykata Speciale

Deputetët Nuk i Tërheqin Nënshkrimet nga Kërkesa ‘Speciale’

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i kanë tërhequr nënshkrimet nga kërkesa për shfuqizimin e Spciales pavarësisht deklarimit të djeshëm të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që “Gjykata Speciale do të ndodhë”.

NDËRLIDHUR

Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës thanë sot për KALLXO.com se deri më tani, vetëm një deputet e ka tërhequr nënshkrimin e tij nga lista e atyre që kërkuar shfuqizimin e kësaj gjykate të miratuar nga deputetët e legjislaturës së kaluar në gusht të vitit 2015.

Në listën e deputetëve që kanë kërkuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka më së shumti deputetë të PDK-së (19), parti e drejtuar nga vetë Kadri Veseli, si dhe deputetë të AAK-së (10), NISMA-s (6), një i AKR-së dhe komuniteteve pakicë.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha për KALLXO.com se është vetëm një deputet nënshkrues që është tërhequr.

“Vetëm Islam Pacolli ka tërhequr nënshkrimin zyrtarisht. Nënshkrimet tjera nuk janë tërhequr”, tha Krasniqi.

Pacolli e kishte tërhequr nënshkrimin e tij më 22 dhjetor të vitit të kaluar, ditën kur e kishte dhënë atë nënshkrim, me arsyetimin se nuk ka qenë në dijeni për çka ka nënshkruar.

Më herët, përfaqësuesi i OVL UÇK, Nasim Haradinaj tha për KALLXO.com se janë në kontakt me deputetët dhe se ata pavarësisht presionit diplomatik, beson që do ta japin votën për shfuqizim.

09 Janar 2018 - 14:15

Erjonë Popova 09/01/2018 - 14:15
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight