Deputetët Nisin Hartimin e Ligjit për RTK-në

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media do të mblidhen sot për të filluar nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Në këtë mbledhje, deputetët gjithashtu do ta shqyrtojnë në parim Projektligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, pak ditë më parë u miratua nga Qeveria e Kosovës dhe kaloi në Kuvend për procedim të mëtejmë.

Në këtë mbledhje gjithashtu do të shqyrtohet nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.