Deputetët e rinj | Foto: KALLXO.com

Deputetët e VV-së Betohen me Flamurin Kuqezi

Shemsi Syla e Salih Zyba që morën sot postet e deputetëve u betuan duke pasur para vetes një flamur kuqezi.

Kështu janë votuar edhe më herët edhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes.

Shemsi Syla do të zëvendësojë në Kuvend kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskukën, ndërsa Salih Zyba, kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastratin.

Sot pas pushimit dimëror nisën mbledhjet e Kuvendit me vazhdimin e një seanceje që kishte mbetur në gjysmë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli uroi në fillim që ky vit të jetë vit i vendimeve të mëdha.