Deputetët e Opozitës Nesër Para Gjyqit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli si dhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, nesër do të paraqiten në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Nesër është planifikuar të mbahet shqyrtimi i dytë, ku avokatët mbrojtës do të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës.

Prokuroria akuzon deputetët e opozitës për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa seanca fillestare lidhur me këtë rast ishte mbajtur më 6 janar të këtij viti.

Në seancën e 6 janarit, asnjëri nga të akuzuarit nuk e kishte pranuar fajësinë, ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike.

http://kallxo.com/deputetet-e-akuzuar-e-quajne-politike-aktakuzen/

Deputeti dhe ish-lideri i Vetëvendosjes është arrestuar më 28 nëntor 2015 në Prishtinë pasi kishte marrë pjesë dhe kishte mbajtur fjalim në një tubim të opozitës në qendër të Prishtinës.

Donika Kadaj-Bujupi ishte arrestuar më 18 nëntor ndërsa Albulena Haxhiu e Faton Topalli më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Për të gjitha këto zhvillime, KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi.

http://kallxo.com/arrestohet-albulena-haxhiu/

http://kallxo.com/arrestohet-deputeti-faton-topalli/

http://kallxo.com/avokati-ankohet-per-paraburgimin-e-donika-kadaj-bujupit/

[interaction id=”56c0958217a1f6c050916676″]