Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Deputetët e Listës Serbe Mbërrijnë në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe kanë mbërritur në Kuvend pas vizitës që sot e kanë pasur në Beograd.

Deputetët e Listës Serbe pas hyrjes në ambientet e Kuvendit nuk kanë folur për gazetarë.

Ata sot ishin në Beograd për konsultime me zyrtarët e atjeshëm në lidhje më pjesëmarrjen në Qeverinë Haradinaj.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk do t’u përzihet deputetëve të Listës Serbe në lidhje me pjesëmarrjen në qeverinë kosovare, por deklaroi se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Ramush Haradinajt.

Vetëvendosje e LDK  po e konsiderojnë Qeverinë Haradinaj të ndikuar nga Beogradi, ndërsa po kërkojnë mocion mosbesimi ndaj saj.