Deputetët Dënojnë Vendimet e Gjykatave Serbe Ndaj UÇK-së

Nën tymin e gazit lotsjellës, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan një deklaratë në të cilën dënohet vendimi i fundit i Gjykatë së Nishit për dënimin e ish eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata është miratuar nga 79 deputetë pasi ajo është lexuar me nguti nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në mesin e tetë të dënuarve nga gjykata janë edhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Anton Quni e Rrustem Berisha.

Përmes kësaj deklarate, Veseli ka kërkuar që të tërhiqen dënimet e tilla ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së, duke thënë se dënimet e tilla ndikojnë drejtpërdrejtë për keqësimin e raporteve Kosovë –Serbi.