Foto-ilustrim

I Dënuari për Vrasje në Zvicër Arrestohet në Kosovë

54 vjeçi me inicialet D. B. është arrestuar nga njësiti për persona të arratisur në bashkëpunim me stacionin e policisë së rajonit të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha për KALLXO.com se gjatë ditës së djeshme është arrestuar 54 vjeçi në bazë të një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Sipas Hoxhës, i arrestuari në bazë të urdhrit ndërkombëtar është dënuar me 17 vjet burgim për veprën penale vrasje, të cilën e kishte kryer në Zvicër.

Rasti është duke u trajtuar dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit i njëjti me aktvendim është ndaluar.