Lideri i VMRO DPMNE lNikola Gruevski (majtas) me Johan Tarculovski (djathtas). Foto arkiv: BIRN.

I Dënuari për Krime Lufte, Kandidat për Deputet në Maqedoni

Një burim i VMRO DPMNE tha për BIRN të hënën në lidhje me propozimin e Tarculovskit, i cili ka bërë tetë vjet burg për krime lufte kundër civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni, se partia ishte krenare që e kishte atë si kandidat pavarësisht dënimit të tij.

“Nuk shoh asgjë të papritur në kandidaturën e tij. Tarculovski është një patriot i vërtetë që ka bërë padrejtësisht burg se mbrojti Maqedoninë,” tha burimi në kushte anonimiteti.

“Ne jemi krenar që e kemi atë si anëtarin tonë dhe sondazhet tona tregojnë se ai ka rezultate të larta midis votuesve, kështu që këtu s’ka asgjë të pazakontë,” shtoi burimi.

Tarculovski, një ish-polic, kreu 8 vite burg nga 12 që ishte dënimi i tij para se t’i jepej lirimi i përkohshëm në vitin 2013.

Gjykata e Hagës e dënoi atë për udhëheqjen e një njësie policore që vrau civilë etnikë shqiptarë dhe kreu mizori të tjea në fshatin me popullsi shqiptare të Lubotenit pranë Shkupit.

Krimi ndodhi gjatë konfliktit të shkurtër të armatosur në vitin 2001 midis forcave të sigurisë maqedonase dhe një force tashmë të shpërbërë kryengritëse shqiptare, liderët e së cilës tani udhëheqin Bashkimin Demokratik për Integrim, parti e cila është pjesë e aleancës të tanishme qeverisëse të vendit, së bashku me DPMNE VMRO.

Për kthimin e Tarculovskit në Maqedoni në vitin 2013, qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE organizoi një pritje prej heroi për të në Shkup.

Që atëherë ai është bërë një ikonë për partinë në pushtet, duke mbajtur shpesh fjalime patriotike në mbledhjet dhe tubimet e partisë.

“Ne kemi lindur me simbolin e luanit (simboli i VMRO) dhe atë të diellit (simboli kombëtar) dhe nuk kemi asgjë zgjedhje dhe mundësi tjetër. Ose do t’i mbetemi besnik kësaj ose do të vdesim,” tha Tarculovski në një tubim të sponsorizuar nga DPMNE VMRO të policisë dhe veteranëve të ushtrisë në Shkup në muajin tetor.

Analisti politik Mersel Biljali tha se ai e shikoni kandidimin e Tarculovskit si një përpjekje nga partia qeverisëse e qendrës së djathtë për të fituar vota duke eksploruar ndjenja patriotike.

“Mendoj se kandidimi i Tarculovskit është pjesë e patriotizmit të rremë të VMRO DPMNE,” tha Biljali.

Por ai shtoi, “ në të vërtetë, nëse i shohim gjërat në mënyrë objektive, nuk ka vend për një personazh të tillë në listën zgjedhore të partisë”.

Konflikti i vitit 2001 përfundoi të njëjtin vit me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha më shumë të drejta shqiptarëve të vendit.

Pas konfliktit, pesë raste krimesh lufte u dërguan në Gjykatën e Hagës.

Katër nga mizoritë e dyshuara ishin kryer nga ana e kryengritësve shqiptarë dhe më pas u kthyen në gjykatën vendase dhe më par parlamenti vendosi t’i rrëzonte ato.

Në çështjen e pestë përfshiheshin Tarculovski dhe shefi i tij i atëhershëm, ish-ministri i brendshëm i Maqedonisë Ljube Boskovskin, i cili, ndryshe nga Tarculovski, u lirua nga të gjitha akuzat.