Dënohet ish-Imami Zeqirja Qazimi (Video)

Qazimi, ish-imam në xhaminë “El-Kudus” u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Me Qazimin, për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Gjykata dënoi me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Krraba u dënua me 5 vjet burg, Burim Ballazhi 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku 4 vjet dhe Liridon Kabashi 3 vjet,

Ilir Berisha, Liridon Kabashi e Burim Ballazhi gjatë gjykimit pranuan fajësinë.

Murat Demolli, avokati i Zeqirja Qazimit, dënimet ndaj klientit të tij dhe të tjerëve i cilësoi të larta.

Ai paralajmëroi ankesë.

“Do të ushtrojmë ankesë në afat ligjor dhe do të shikojmë si do të veprojë shkalla e dytë,” tha avokati Demolli.

denimi

Dënimin e Zeqirja Qazimit në fjalën përfundimtare të dhënë të martën e kërkoi prokurori Elez Blakaj.

Sipas prokurorit Qazimi frymëzoi disa kosovarë për të shkuar në luftën e Sirisë.

“Për Zeqirja Qazimin  jemi të bindur se provat fjalë për fjalë e kanë argumentuar atë që është shkruar në akuzë, sidomos prej dëshmitarërëve shihet se Zeiqrja Qazimi ka frymëzuar disa persona për të shkruar në Siri e ndër të cilët disa janë vrarë siç është Patriot Matoshi,” tha prokurori Blakaj.

http://kallxo.com/prokurori-zeqirja-qazimi-pati-sukses/

Por Zeqirja Qazimi në fjalën e tij përfundimtare të dhënë po të martën, mohoi se frymëzoi të tjerët për të shkuar në Siri.

Tha se sikur të duhej të shkohej atje, do të shkonte edhe ai.

“Po të mendoja unë se xhihadi është obligim individual, unë sot nuk do të isha këtu, por ose në Mosul ose ne Raqa, sepse nuk lejohet që një prijës fetar të udhëzojë dikë, e vetë të mos e bëjë dhe po të ishte obligim shkuarja në Siri po them se do të isha atje,” tha Qazimi.

http://kallxo.com/qazimi-xhihadi-nuk-eshte-terrorizem/