Dënohet Me Burg Gani Geci

Gjykata ia ka shqiptuar Gecit dënimin unik prej 4 vjetësh e gjashtë muaj burg.

Për vrasje Geci është dënuar me 4 vjet burg, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 10 muaj. Pastaj gjykata ia ka unifikuar dënimin.

Gjykata e ka liruar Gecin nga akuza për përdorim armësh, duke u arsyetuar se kjo vepër është konsumuar në dënimin për vrasje.

Gani Geci akuzohej për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në qendër të Skenderajt më 4 gusht të vitit të kaluar.